E thotë gazetari më prestigjioz i sportit në botë: Allegri është trajneri i ri i Juventusit

E thotë gazetari më prestigjioz i sportit në botë: Allegri është trajneri i ri i Juventusit

Massimiliano Allegri duket se megjithatë nuk do t’i bashkohet Real Madridit.

Gjatë ditës së sotme pati raporte që e lidhnin italianin me postin e trajnerit të ‘mbretërve’, pas largimit të Zinedine Zidane mbrëmë, shkruan Periskopi.

Mirëpo, gazetari më prestigjioz i sportit aktualisht, Fabrizio Romano ka thënë se Allegri do të jetë trajneri i ri i ‘Zonjës së Vjetër’.

”Allegri do të jetë trajneri i ri i Juventusit, ai po vjen dhe është punë e kryer,” shkroi ai.

”Juventusi ka arritur marrëveshje me Allegrin pasi rihapi bisedimet në disa ditët e fundit.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: