E thotë eksperti italian i merkatos: PSG po avancon në negociatat me Messin

E thotë eksperti italian i merkatos: PSG po avancon në negociatat me Messin

Lionel Messi është lojtari që ka gjithë vëmendjen e adhuruesve të futbollit aktualisht.

Një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit – nëse jo më i miri – Lionel Messi, është lojtar pa skuadër, pasi Barcelona nuk pati mundësi të regjistronte kartonin e tij në La Liga.

Pas këtij lajmi, shumë skuadra po interesohen për situatën e lojtarit dhe nga favoritet shihet skuadra franceze, PSG.

Sipas ekspertit italian të merkatos, Fabrizio Romano, PSG po avancojnë në bisedimet me Lionel Messi, transmeton Periskopi.

Ata janë duke shtyrë për një marrëveshje që nga nata e mbrëmshme dhe thuhet të jenë në ‘pole-position’ për argjentinasin.

Neymar është një nga elementet që thuhet se po tenton të ndihmojë për transferimin e Leos.

Në anën tjetër, sipas Romano, Man City janë akoma në heshtje, ndonëse nga Franca raportohej se ‘Citizens’ kanë ofruar kontratë tri vjeçare për gjashtë herë Topin e Artë. /Periskopi/

Shpërndaje në: