E thotë edhe këtë Kurti: Kem me jau pagu vjehrrat që jau këqyrin fëmijët

E thotë edhe këtë Kurti: Kem me jau pagu vjehrrat që jau këqyrin fëmijët

Kryeministri Albin Kurti ka qëndruar dje për fushatë zgjedhore në qytetin e Pejës.

Gjatë ditës, ai vizitoi një lokal të tekstilit, ku u takua me gratë punëtore të këtij biznesi, të cilave ua bëri një premtim të ri.

Kurti u zotua se të gjitha grave, për fëmijët e të cilave përkujdesen gjyshet e gjyshërit, përkatësisht vjehrrit do të paguhen nga shteti.

“Të gjithë ju që keni fëmijë, e që për ta përkujdesen vjehrra, kemi me ua pagu vjehrrat”, premtoi Kurti, premtim ky që u përcoll me të qeshura e duartrokitje nga të pranishmet.

@zgjedhjet20255 QEVERIA KURTI DO T’I PAGUAJ GJYSHET QE PERKUJDESEN PER MBESAT E NIPAT #albinkurti #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #9shkurti #2025 #kosova #🇦🇱 #🇽🇰 #vetevendosje #qeveriakurti #newyear #❤️ ♬ original sound – zgjedhjet2025

E ky premtim i Kurtit nuk pati gjë tjetër, përpos ngjashmëri me premtimet e deklarimet e dikurshme të bashkëpartiakut të tij, Agim Bahtiri.

Kurti së fundi u kritikua shumë për përmbajtjen e fjalimeve të tij gjatë fushatës në komunat e ndryshme të vendit.

Shpërndaje në: