E thonë nga FFK: Stadiumit “Fadil Vokrri” pritet t’i shtohen 8000 ulëse
Stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë pritet t’i shtohen 8 mijë ulëse.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i FFK’së, Agim Ademi me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook.
FFK pret përgjigje pozitive nga institucionet lokale dhe qëndore për të filluar këtë projekt të rritjes së kapacitetit të stadiumit.Ja njoftimi i Agim Ademit:
“Të gatshëm për projektin e rritjes së kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” për 8000 ulëse. Presim përgjigjen nga institucionet lokale e qendrore për ta nisur realizimin e këtij projekti të rëndësishëm e të domosdoshëm”, shkruan ai në Facebook.