E thonë nga FFK: Kosova pa trajner të ri deri në shkurt të 2022
Kombëtarja e Kosovës është aktualisht pa një selektor permanent, pas shkarkimit të Bernard Challandes.
Në dy ndeshjet e nëntorit, kombëtarja e Kosovës do të drejtohet nga Gliha, i cili është selektor i përkohshëm i Dardanëve, deri në një vendim të ri të Federatës.
Por, kur do të merret ky vendim? Duket se Kosova do të jetë nën urdhrat e Gliha deri në vitin tjetër. Raportime të gazetarit të sportit, Burim Pacolli, bëjnë të ditur se nga FFK del informacioni se deri në shkurt të vitit 2022 nuk do të ketë emër të ri në stol, përcjell Periskopi.
Kosova në nëntor luan dy ndeshje, një miqësore kundër Jordanisë, dhe një ndeshje në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës, në udhëtim kundër Greqisë.
Në këto dy ndeshje, Dardanët provohen për herë të parë nën drejtimin e Gliha. /Periskopi/