E tepron Hisen Berisha: Qytetarët t’i hedhin në kontenierë të plehut Kurtin, Osmanin dhe Donika Shvarcin

E tepron Hisen Berisha: Qytetarët t’i hedhin në kontenierë të plehut Kurtin, Osmanin dhe Donika Shvarcin

Berlini, Parisi dhe Roma zyrtare i kanë shkruar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke konsideruar njëzëri që hapi i propozuar sot për të shkruar një Draft statut, nuk adreson nevojën urgjente për hapat konkret të themelimit të Asociacionit dhe se e rrezikojnë edhe më tutje rrezikojnë të minojnë dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

E, për këtë deputeti Hisen Berisha tha se qytetarët e këtij vendi, Kurtin, Osmani dhe Shvarc, t’i hedhin në kontenier të plehut politik.

Kjo pasi sipas tij për shkak te tyre, ka bërë që tre liderët evropian Macron, Scholz dhe Meloni kanë fyer popullin shqiptarë duke dërguar një letër poshtëruese.

“Tani po provojnë që me qëndrime kundërthënëse të shpëtojnë vehten e tyre dhe të viktimizojnë njëri tjetrin, duke deklaruar se nuk ishte veprim i koordinuar nga shefja e Komiteteve të Partisë, me sherifen e shtetit Presidenten Osmani.

Kjo po deshmon se strukturat amorfe politike nuk kan përgjegjësi të koncentruar në kushtetutë e ligje.

Prandaj duhet qytetarët e këtij vendi, të të gjitha kategorive, këta mashtrues si Kurti, Osmani dhe Shvarc, t’i hedhin në kontenier të plehut politik!

Me obligimet në të cilat e kan futur vëndin, kan bërë që tre liderët evropian Macron, Scholz dhe Meloni sot, kanë fyer popullin shqiptarë dukr dërguar një letër poshtëruese. I tëri një popull po sanksionohet nga vota e analfabetëve funksional“, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: