E teproi me alkool duke festuar me tifozët e Feyenoordit, tifozi shqiptar përfundon në spital
Sonte në mbrëmje Shqipëria dhe Tirana mirëpresin për herë të parë një finale të një kompeticioni madhor europian.
Në orën 21:00, Roma dhe Feyenoord do të përplasin “brirët” në stadiumin “AIR Albania” për të marrë në shtëpi trofeun e Ligës së Konferencës.
“Panorama Sport” ka siguruar pamjet ekskluzivisht të festës së tifozëve të Fejnordit që janë të inkuadruar në zonën e Galerisë së Arteve në Tiranë, në afërsi të Pedonales së kryeqytetit.
Së fundmi një qytetar shqiptar u ishte bashkuar fansave holandezë, por mesa duket nuk është ndier mirë nga pija e tepërt dhe është transportuar menjëherë në spital teksa merrej me barelë.