E tallin në internet për unazën e fejesës
Një grua ka postuar foton e unazës që i dhuroi i fejuari pasi e propozoi për martesë, dhe komentuesit e kanë masakruar në Facebook, me tallhe pa fund.
Nusja e ardhshme shpjegoi që ajo është një prej grave të shumta që po i largohen traditës me unaza tepër të shtrenjta, dhe që preferojnë që ato para t’i shpenzojnë më mirë me udhëtime, por kjo nuk i ndaloi komentet.
Një nga komentueset i thoshte “hiqe mbajtësen e çelësave nga gishti dhe na trego unazën e vërtetë”.
“Është aq mjerane sa më trishton ta shoh”, shkruante një komentues. Të tjerë i thoshin të mos lodhej fare ta mbante.