E sulmuan dhe ia morën 100 euro 80-vjeçarit në Prizren, arrestohen dy të miturit
Me datën 06.02.2025, njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Prizren, si rezultat i hetimeve intensive kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të mitur të dyshuari: B.S dhe A.G.
“Arrestimi i tyre është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se të dyshuarit me datën 03.02.2025, rreth orës 15:30, në rrugën ”Zara” ne Prizren, një person i moshës 80 vjeçare ishte sulmuar nga dy persona, me ketë rast personat e dyshuar pasi e kanë sulmuar viktimën fizikisht ia kishin marruar portofolin ku në të kishte 100 euro si dhe dokumente personale të viktimës, pas kësaj të dyshuarit ishin larguar në drejtim të pa njohur. Viktima kishte pësuar lëndime trupore ku kishte marr tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sektori i hetimeve te dyshuarit, i kanë sjell në stacionin policor në Prizren dhe në prezence te avokateve, prindërve, punëtoreve social janë intervistuar dhe i dyshuari B.S ka pranuar veprën penale.
Lidhur me veprimet hetimore, është njoftuar Prokurori kujdestar dhe i njëjti udhëzon që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt, ku do të dërgohet Kallëzim penal për veprën penale ‘’Grabitje’’.