E sulmoi dhe e dhunoi seksualisht të dashurën e tij, arrestohet i dyshuari në Klinë
Policia ka arrestuar një person në Klinë, pasi i njëjti kishte dhunuar seksualisht të dashurën e tij.
Në njoftimin e bërë nga policia thuhet se i dyshuari e kishte sulmuar viktimën dhe më pas e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
“Klinë 21.06.2024-20:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dashuri i saj, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht dhe e ka detyruar të kryej marrdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Tutje, policia shton se i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.