E shtrirë qe dy muaj, pacientja as nuk pranon të operohet e as të largohet nga QKUK

E shtrirë qe dy muaj, pacientja as nuk pranon të operohet e as të largohet nga QKUK

Nëna e Hakan Vulës ndodhet në Klinikën Kirurgjike për më shumë se dy muaj.

Sheherzade Vula e cila është 60 vjeçare vuan nga një sëmundje malinje dhe ajo më parë ka marrë trajtim mjekësor edhe në Turqi.

E njëjta, trajtim kërkoi edhe në institucionet publike shëndetësore të vendit.

Tash e dy muaj po qëndron në Klinikën Kirurgjike, por tash po e refuzon ndërhyrjen kirurgjike.

I biri i saj thotë se nënën nuk dëshiron ta operojë në këtë klinikë, kjo për shkak se është i sigurt që nëse ajo operohet atëherë ajo do të vdes.

Prandaj ai dëshiron ta dërgojë në shërim jashtë shtetit.

 

Shpërndaje në: