E shkatërrojnë si barojë, por është shëruese! Kjo bimë e magjishme është një rezervuar i vërtetë i shëndetit!
Burdullaku është i pasur me substanca mjekësore dhe minerale, kështu që në fakt është një bimë e ngrënshme dhe mjekësore
Kjo bimë është barojë aq e shpeshtë sa që vërtet është dëm të mos shfrytëzohet, transmeton Telegrafi.
Është e pasur me omega 3 të thartirave yndyrore, është plot vitaminë C. Është një burim i madh i beta-karotenit, por përmban edhe vitaminat A, B dhe E, kalcium, hekur, bakër, acid folik, fosfor dhe antioksidante të tjera të ndryshme.
Vepron në ngritjen e imunitetit, përmirëson punën dhe e forcon zemrën dhe të enët e gjakut dhe ndikon shumë butë kundër nervozizmit dhe stresit, përmirëson tretjen, shëndetin dhe elasticitetin e lëkurës.
Burdullaku (Portulaca oleracea) ka efekt antibakterial dhe antikërpudhor, por mund të ndihmojë edhe te rastet e depresionit. Fletët e thara në materie të thata kanë 16% materie aktive kundër depresionit.
Kjo bimë medicinale është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore Omega-3, të nevojshme për trupin tonë.
Është përplot antioksidantë të cilët mbrojnë nga shfaqja e kancerit dhe e ndikimit të dëmshëm të radikaleve të lira.
Ka cilësi kundërinflamatore, ndihmon në rregullimin e nivelit të kolesterinës në gjak, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe pengon krijimin e ngjizjes së gjakut në arterie.
Veç kësaj, ngadalëson plakjen dhe ndihmon në shërimin e ngërçeve në muskuj. Mukoza e kësaj bime qetëson infeksionet dhe inflamacionet në zorrë, si dhe infeksionet e traktit urinar.
Rekomandohet për sëmundje të kanalit urinar, për të forcuar sistemin imunitar, për sëmundjet e frymëmarrjes, për aparatin tretës dhe ndihmon në rikuperimin e plagëve.
Është efikase kundër djegësirës, gastritit, por edhe kundër kapsllëkut.
Shtimi i burdullakut në dietën tuaj mund t’ju ndihmojë në betejën me osteoporozën dhe ndërlikimet e saj me kalimin e kohës.
Është një aleat shumë i mirë i rënies në peshë nëse kombinohet me ushqime të tjera të shëndetshme dhe aktivitet të rregullt fizik.
Çdo pjesë e kësaj bime është e ngrënshme – lulet, gjethet, kërcelli, madje dhe farat. Për shkak të shijes pak të thartë e të kripur, shtimi i burdullakut në sallatën tuaj i jep asaj më shumë shije asaj.
Ju mund ta konsumoni burdullakun në mënyra të ndryshme, siç është ose të gatuar. Është i pasur me ujë dhe ka një shije pak acidike dhe të kripur, shumë të ngjashme me atë të spinaqit të freskët.
Kujdes: Të gjithë ata të cilët kanë gurë në veshka, nuk duhet ta përdorin këtë bimë, sepse acidi oksalik me kalciumin, përshpejton krijimin e gurëve në veshka.