A e rrisin rrezikun për abort, antibiotikët ?

A e rrisin rrezikun për abort, antibiotikët ?

Antibiotikët e shpeshtë mund të shkaktojnë aborte spontante, në qoftë se përdoren ne shtatzëninë e hershme.

Sipas një studimi të ri, shumica e antibiotikëve janë të sigurt për përdorim, disa forma të tyre janë lidhur me rrezikshmërinë e lartë për abort.

Ekspertët kanë deklaruar që këto të gjetura janë shqetësuese veçanërisht pasi që infeksionet janë të shpeshta gjatë shtatzënisë, që do të thotë se gratë kanë nevojë për përdorimin e ilaçeve.

Ekipi nga Kanada, që ka përcjellë më shumë se 90,000 shtatzëni, ka gjetur që disa antibiotikë kanë dyfishuar rrezikun për abort.

Më parë mjekët kanë paralajmëruar që përdorimi i antibiotikëve rritë gjasat për lindje të parakohshme dhe humbje në peshë, ndërsa ky është studimi i parë që flet për abortin.

Sipas këtij studimi disa nga antibiotikët që konsiderohen të rrezikshëm janë këta: macrolides, quinolones, tetracyclines, sulfonamides  dhe metronidazole./ Periskopi./

Shpërndaje në: