E rrezikshme: Shembet dheu në rrugën Prishtinë-Podujevë
Kolona të gjata të automjeteve janë krijuar në rrugën Prishtinë- Podujevë, si pasojë e shembjes së dheut.
Nga pamjet të cilat i posedon Indeksonline shihen veturat duke qarkulluar perskaj rrugës, ku po ndodh dhe shembja e dheut.
Nga kjo shembje e dheut, po rrezikohen veturat të cilat kalojnë përgjatë kësaj rruge./Indeksonline/