E rrezikshme, Mustafa: LDK caktoi stacionin e transportuesve llapjanë mbi shinat e trenit

Nënkryetari i Shoqatës së Transportuesve të Llapit, Mentor Mustafa, ka ngritur shqetësimin për vendimin e LDK-së për të caktuar stacionin e autobusëve llapjanë në një vend të papërshtatshëm dhe të rrezikshëm – mbi shinat e trenit.
Sipas Mustafës, ky është një abuzim i papranueshëm që rrezikon sigurinë e udhëtarëve dhe krijon kaos në transportin publik mes Podujevës dhe Prishtinës. Ai e ka cilësuar këtë vendim si një shpërfillje të plotë të nevojave të qytetarëve dhe një dështim të qeverisjes lokale në menaxhimin e infrastrukturës së transportit, raporton Periskopi.