E rëndë: Vdes në vendin e punës nënoficeri FSK-së Muhamet Beqiri

E rëndë: Vdes në vendin e punës nënoficeri FSK-së Muhamet Beqiri

Nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterë i parë Muhamet Ramiz Beqiri, ka vdekur pas një sulmi kardiak.

Për këtë ka njoftuar FSK-ja nëpërmjet një postimi në Facebook.

FSK-ja ka shprehur ngushëllime për vdekjen e pjesëtarit të saj.

“Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se  nga një sulm kardiak ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterë i parë Muhamet Ramiz Beqiri  Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i shprehim ngushëllime familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve e pjesëtarëve të FSK-së. Ndërsa për ceremoninë e varrimit do të  njoftoheni me kohë”, thuhet në ngushëllim.

Njoftim

Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se nga një sulm kardiak ka ndërruar…

Posted by Forca e Sigurisë së Kosovës on Thursday, June 13, 2024

Shpërndaje në: