E rëndë: Sulmohet brutalisht një zyrtar policor në Prizren, i thyhet hunda
![E rëndë: Sulmohet brutalisht një zyrtar policor në Prizren, i thyhet hunda](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2024/06/lajmi-i-fundit-0.png)
Rastet e sulmeve ndaj zyrtarëve policorë, qoftë në uniformë apo edhe jashtë detyrës zyrtare nuk janë të rralla. Një incident i tillë ka ndodhur dje në Prizren, ku një polic është sulmuar brutalisht derisa ishte në detyrë zyrtare.
Sinjali mëson se si pasojë e sulmit brutal, zyrtarit policor i është thyer hunda.
Sipas informacioneve të para, incidenti dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes disa personave.
Ndërkaq, në lidhje me rastin janë informuar institucionet përkatëse, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e rrethanave.