E rëndë: Shkoi për ta vizituar në QKUK djalin që kishte bërë aksident trafiku, burri nga Deçani kafshohet nga qeni

E rëndë: Shkoi për ta vizituar në QKUK djalin që kishte bërë aksident trafiku, burri nga Deçani kafshohet nga qeni

Një rast shumë i rëndë ka ndodhur dje në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës [QKUK], ku një burrë rreth të 50-ave nga Deçani, ka marrë lëndime të rënda pas kafshimit nga një qen.

Periskopi ka mësuar se qeni e ka kafshuar burrin në testikuj, e pas kësaj i është dashur një ndërhyrje operacionale.

I njëjti, siç merr vesh Periskopi, ka kaluar me sukses operacionin.

Viktima në këtë rast, kishte shkuar në QKUK për arsye se djali i tij kishte bërë aksident trafiku gjatë asaj dite dhe i njëjti ishte duke marrë trajtim mjekësor.

Periskopi ka tentuar të flas edhe me zëdhënësi e QKUK-së Shpend Fazliu, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Tash e një kohë të gjatë, qentë endacakë tash e sa kohë janë bërë problem serioz për qytetarët e Kosovës. Edhe pse është kërkuar e thënë shumë për zgjidhjen e këtij problemi, situata vazhdon të jetë e njëjtë. Ndërsa numri i qenve endacakë është në rritje sidomos në lagjet e Prishtinës, çka edhe po paraqet problem serioz për qytetarët. /Periskopi

Shpërndaje në: