E rëndë por edhe qesharake: Lojtarët u goditën kokë me kokë, mjeku vrapoi drejtë tyre dhe shkelmoi padashje njërin nga ta
Skuadra e Bochum u mposht me rezultat 3-0 si mysafir në Dortmund të shtunën.
Gjërat u bënë pothuajse komike keq në pjesën e dytë për ekipin. Me rezultatin tashmë në 3-0, dy lojtarë të Bodchun (Anthony Losilla dhe Cristian Gamboa) u përplasën kokë me kokë teksa u përpoqën të ndalonin një kundërsulm të rrezikshëm të Dortmundit në minutën e 76-të, shkruan Periskopi.
Të dy lojtarët ranë përtokë pas goditjes së rëndë dhe gjyqtari e ndërpreu lojën menjëherë pas kësaj për t’i lejuar stafit mjekësor të vepronte.
Por, ndërsa mjeku vrapoi te Losilla, ai rrëshqiti dhe përfundoi duke e shkelmuar lojtarin në kokë . Për fat të mirë, ai kishte veshur atlete pa thumba, që do të thotë se goditja u zbut pak./Periskopi/