E rëndë në Tetovë: Babai dyshohet se vrau djalin në shtëpinë e tyre

E rëndë në Tetovë: Babai dyshohet se vrau djalin në shtëpinë e tyre

Një rast i rëndë ka ndodhur në Tetovë, ky dyshohet se babai ka vrarë djalin. Incidenti i rëndë dyshohet të jetë kryer para dy ditësh, raporton Alsatmk.

Siç raportohet, ende nuk ka informacione të sakta në lidhje me rastin, derisa Policia, përmes një njoftimi për media ka dhënë detaje se si është gjetur viktima dhe i dyshuari.

“Sot (02.01.2025) rreth orës 18:50 në Tetovë, personi S.N. (39) është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete, me plagë me armë zjarri në kokë. S.N. ka jetuar vetëm me babain e tij, i cili është gjetur pa ndjenja dhe nga ana e Emergjencës Mjekësore është dërguar në Qendrën Urgjente të Tetovës. Në dhomën ku është gjetur S.N. është gjetur një pushkë gjuetie. Në koordinim me prokurorin publik po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga Policia.

Shpërndaje në: