E rëndë në Sarandë, gruaja vret bashkëshortin me sëpatë

E rëndë në Sarandë, gruaja vret bashkëshortin me sëpatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mëngjesin e sotëm, ku një grua 49-vjeçare dyshohet se ka vrarë me sëpatë bashkëshortin e saj 55-vjeç.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur brenda shtëpisë së çiftit dhe dyshohet se ka ardhur pas një konflikti në familje.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shpërndaje në: