E quajti frikacak, Ben i përgjigjet Markut ‘brutalisht’

E quajti frikacak, Ben i përgjigjet Markut ‘brutalisht’

Boksieri shqiptar, Florian Marku është duke kërkuar me ngulm një duel me boksierin britanik, Conor Ben, përcjell Periskopi.

Por, Ben nuk është i interesuar që të përballet me shqiptarin dhe e ka refuzuar edhe zyrtarisht.

Pas fitores së fundit, Marku e quajti Benin frikacak duke thënë se duelet vetëm me kundërshtarë të dobët që të ketë epitetin e të pamposhturit.

Ndërsa, së fundmi edhe Ben i është përgjigjur duke thënë se Marku është shumë mbrapa tij dhe se duelet që bën ky i fundit i ka kryer shumë më herët.

“Ai mund të flas si të dojë, mund të më quajë frikacak, por është shumë mbrapa meje. Duele si këto që bën Marku, unë i kam kryer me kohë. Ai u ndesh me një kundërshtar të një peshe të ulët dhe u rrëzua prej tij”.

“Kam objektiva shumë më të mëdhenj. Kam mundur një ish kampion bote, si Sebasitan Formella, tani do përballem me Samuel Vergas, i cili ka boksuar me boksierët më të mirë të kësaj gjenerate”, u shpreh ai.

Ndryshe, Marku vazhdon të jetë i pamposhtur, ku në tetë takimet e fundit ka  (7 fitore, 6 me nokaut dhe një barazim)

Shpërndaje në: