E qeshura i bën mirë marrëdhënies në çift

E qeshura i bën mirë marrëdhënies në çift

E qeshura është terapia më e mirë për çiftet. Ka prova shkencore rreth asaj që mund të duket si një perceptim i dukshëm. Dy partnerë që qeshin së bashku janë të destinuar të qëndrojnë në çift më gjatë. Shkenca konfirmon një ide intuitive që duket jashtëzakonisht e rëndësishme. Për të analizuar reagimet dhe raportet e partnerëve është bërë një hulumtim në Universitetine Kansasit.

Çiftet që i përjetojnë bashkë disa momente emocionale si për shembull kur shohin një film të bukur, apo fitoren e skuadrës së zemrës, qoftë edhe momente ironie kanë më shumë gjasa të kenë një lidhje të gjatë.

Studiuesit kanë analizuar 39 studime me mbi 150,000 pjesëmarrës për të përcaktuar se sa i rëndësishëm është një humor i mirë në një marrëdhënie romantike. Rezultatet sugjerojnë se “çiftet që krijojnë humor” kanë më shumë gjasa të zgjasin bashkë. Por, kini kujdes: nuk duhet bërë ironi me pikat e dobëta të partnerit (me ekipin e tij të zemrës :P).

Endorfina

E qeshura, nëse ju e bëni atë në çift apo jo, ndikon gjithashtu për mirë në shëndetin tuaj. Shumë kërkime shkencore kanë arritur të krijojnë një lidhje midis qeshjes dhe efekteve të dobishme në trup gjatë viteve. Sipas ekspertëve, në të vërtetë, një e qeshur e mirë jo vetëm stimulon endorfinën, substancën kimike të prodhuar nga truri që na ndihmon të ndihemi mirë, por redukton hormonet e stresit në trup, duke e ndihmuar atë të qetësohet dhe të relaksohet.

Gjithashtu duke rritur qarkullimin e gjakut, e qeshura është një aleat i fuqishëm në luftën kundër sëmundjeve të zemrës.

E qeshura stimulon gjumin, ju mban të rinj, është një ushtrim për muskujt e fytyrës, barkut dhe diafragmën. Ajo inkurajon kreativitetin dhe ju bën më tërheqës.
Shkurtimisht, përmirëson dhe zgjat jetën. Pra, të mos humbasim asnjë moment, le të marrim jetën me një buzëqeshje.

Shpërndaje në: