E “premtja e zezë”, çfarë kuptimi ka dhe pse quhet kështu

E “premtja e zezë”, çfarë kuptimi ka dhe pse quhet kështu

“Black Friday”, me këtë etiketim njihet e premtja e parë e pazareve pas ditës së falenderimeve. Emrin e ka marre si pasojë e aksidenteve tragjike që u shkaktuan të premten nga trafiku dhe dhuna.

Në të gjithë botën kjo shënohet si ditë e zbritjeve të mëdha të çmimeve nëpër biznese të ndryshme. Departamenti i policisë së Filadelfias i vendosi këtë emërtim për të përshkruar kaosin e krijuar. Emri për herë të parë është regjistruar zyrtarisht në 1966 nga Earl Apfelbaum, por nuk është emër përkëdhelie për ta.

E premtja e zezë hap sezonin e blerjeve për festën e krishtlindjeve dhe atë të Vitit të Ri. Zakonisht shkakton trafik si makinash, por dhe njerëzish dhe shpesh herë shkakton një rritje të krimeve si dhunë apo vjedhje.

E hëna e zezë ndodhi në 19 tetor 1987 kur bursa pësoi një rënie për 22%. E mërkura e zezë në 22 tetor 1929 dita që shënoi nisjen e Depresionit të madh. Që u ndoq nga e marta e zezë ku pavarësisht tentativave të investorëve bursa ra me 11%.

Prandaj pronaret dyqaneve donin që ky emër të lidhej në diçka pozitive kështu që i përcaktuan si ditët ku shërbimet dhe produktet që ofronin, njerëzit mund ti blinin me çmime fare të lira ku uljet arrinin deri në 70%

Situata më e rëndë e dhunës e regjistruar nga policia është e premtja e zezë e 2010 ku kishte 10 viktima dhe 111 të plagosur.

Shpërndaje në: