E premte e 13-të: Ç’duhet të bëjnë sot, veçanërisht gratë

E premte e 13-të: Ç’duhet të bëjnë sot, veçanërisht gratë

Harroni për pak çfarë thuhet për të premten, datë 13-të dhe fokusohuni vetëm tek diçka: energjia e këtij momenti, veçanërisht për gratë.

Që në kulturën e lashtësive, përfshi këtu sumerianët, egjiptianët apo romakët, perëndeshat kishin po të njëjën rëndësi me Zotat, për të mos thënë edhe më shumë se ata. Përveç kësaj, shpesh ishin të lidhura me planetet.

Shembull: Afërdita, emër i vendosur në nder të perëndeshës së bukurisë dhe dashurisë, e ndërsa Hëna përfaqëson energjinë e mëmësisë.

Në disa kultura, secili planet kishte ditën e vet të javës dhe e premtja qëlloi të ishte dita e Venusit (Afërditës). Cilket planetare ishin gjithashtu shumë të rëndësishme, përfshi këtu Hënën e Plotë (që ka përafërsisht 13 të tilla gjatë 1 viti). Duke marrë të gjithë këto të dhëna bashkë, rezulton se kjo e premte, datë 13 ka shumë energji femërore dhe duhet shpenzuar mirw, veçanërisht nga gratë. Çfarë duhet të bëni sot?

1.

Në mbrëmje, rreth orës 9:30, gjeni një vend të qetë ku ju ndihyeni mirë dhe aplikoni vajra tek kyçet dhe qafa juaj. Më pas uluni, mbyllni sytë dhe fokusohuni tek frymëmarrja. Identifikoni gjithë mendimet që ju ulin vetëbesimin dhe thuaji lamtumirë njëherë e mirë.

2.

Pas kësaj, merrni një letër dhe shkruani gjërat më pozitive që ju vijnë në mendje për veten. Duke bërë këtë, do të tërhiqni çfarë dëshironi për veten, vetëm se duhet të besoni.

3.

Para gjumit bëni rutinën tuaj të lëkurës dhe përqëndroni gjithë vëmendjen aty, duke adhuruar fytyrën tuaj. Gjëja e parë që këshillohet të bëni pasi të zgjoheni nga e premtja e 13-të është të jeni në kontakt me Tokën. Bëni një xhiro në park, pranë liqenit apo kudo të ndodheni mjafton të jeni në natyrë.

Burimi: Cosmopolitan

Shpërndaje në: