E pranon ylli i UFC-së: Isha i dehur në luftën për titullin botëror, pijta një shishë verë
Ylli i UFC, Paulo Costa piu një shishe verë një natë para luftës më të madhe të jetës së tij – dhe ishte ende i dehur kur ishte në ring, transmeton Periskopi.
Costa sfidoi kampionin e botës në peshat e mesme, Israel Adesanya në Abu Dhabi shtatorin e kaluar, por u ndal në raundin e dytë.
“Unë isha disi i dehur [kur] luftova, mbase, në hangover,” tha ai.
“Nuk mund të flija për shkak të ngërçeve [të këmbëve].
“Ishte gabimi im dhe nuk fajësoj askënd tjetër, ishte diçka që unë zgjodha ta bëj, por, e bëra në mënyrë që të të flija, sepse duhej të flija pasi isha zgjuar për 24 orë.”