E pranon Tuchel: Shqetësuese për neve që Rudiger nuk po e nënshkruan kontratën e re
Trajneri Thomas Tuchel ka pranuar se do jetë shqetësim për mbrojtjen e Chelseas nëse humbasin mbrojtësin Antonio Rudiger.
Gjermani ka hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe mund të largohet në “Santiago Bernabeu” nëse nuk arrijnë marrëveshje për kontratën e re.
Raportohet se Real Madrid, PSG, Bayern Munich dhe Juventus kanë hapur negociatat për të nënshkruar me Rudiger si agjent i lirë në verë.
Por, Tuchel insiston se Chelsea është duke provuar ta bind mbrojtësin për të qëndruar në skuadër edhe pse situata nuk ka ndryshuar shumë.
Kur u pyetet nëse Rudiger do qëndrojë te Chelsea pas sezonit të fundit, Tuchel u përgjigj: Nuk mund të parashikoi të ardhmen.
“Nuk e di nëse përfaqësuesit kanë biseduar me klubet e tjera, nëse e dinë, mjaftueshëm drejt”.
“Sigurisht është e mundur sepse është janari dhe ende nuk ka nënshkruar. Por, siç kuptohet se jemi duke komunikuar me të, klubi është duke komunikuar, e di se është në dijeni se çfarë kërkojnë prej tyre dhe e vlerësojë lartë punën e tij”.
“Niveli tek i cili është duke luajtur është shumë i lartë dhe nuk ka dyshime që kjo situatë është shqetësuese për ne. Qëllimi im është i qartë, mendimi është i qartë, klubi është duke bërë më të mirën, janë duke komunikuar, nuk ka ndryshuar shumë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, nesër Chelsean e pret një sfidë jo e lehtë ndaj Tottenhamit në gjysmëfinale të Carabao Cup.