E pickoi një insekt misterioz, i gjithë krahu i bëhet i zi (Foto)

E pickoi një insekt misterioz, i gjithë krahu i bëhet i zi (Foto)

Ishte një natë e zakonshme për Thomas Jay, i cili doli për të hedhur mbeturinat jashtë shtëpisë së tij në Arizona, SHBA, kur papritur ndjeu një pickim me “dhimbjen më torturuese” në jetën e tij.

Ai shikoi dhe pa një insekt që dukej si diçka “në mes të akrepit dhe merimangës”, tregoi ai për Fox News, dhe vetëm brenda pak orësh, një pickim i vogël u transformua në njolla të zeza që filluan ta mbulonin gjithë krahun e tij.

Jay u transferua në shumë spitale derisa arriti në një departament ku doktorët e kishin të vështirë ta diagnostikonin problemin.

Për momentin, disa javë pas pickimit, ai është stabil dhe po pret rezultatet e biopsisë, raporton azfamily.com.

Jay dhe gruaja e tij, Dee Petrov, thonë se kujdesi ka qenë i shkëlqyeshëm, dhe se kanë marrë shumë mbështetje nga komuniteti dhe tani nga nisma ‘GoFundMe’ (me komentuesit që po ofrojnë teoritë e tyre aty rreth insektit misterioz).

Ata kanë vendosur që Jay-n ta bëjnë objekt studimi, dhe kanë nisur të mbledhin fonde deri në 10,000 dollarë për ta bërë hulumtimin e tyre.

“Edhe nëse ata nuk mund ta kuptojnë se çfarë ishte ai insekt, ata ndoshta do t’i ndihmojnë të tjerët që janë në këtë situatë”, tha ai.

Shpërndaje në: