E pazakontë: Skuadra e Barcelonës udhëton me helikopter në Ceuta për Kupën e Mbretit

E pazakontë: Skuadra e Barcelonës udhëton me helikopter në Ceuta për Kupën e Mbretit

Diçka e pazakontë ka ndodhur me skuadrën e Barcelonës para ndeshjes së sotme në 1/8 e finales së Kupës së Mbretit ndaj skuadrës simpatike Ceuta.

Klubi i Barcelonës ka udhëtuar për në Ceuta me helikopter, pasi është qytet i vogël dhe nuk ka airoport, shkruan Periskopi.

Nga video që janë publikuar nga mediat spanjolle shihet se lojtarët e Barcelonës ndodhen në helikopter.

Ata fillimisht udhëtuan për në Malaga me aeroplan përpara se të merrnin një helikopter për të përfunduar udhëtimin.

Kujtojmë se takimi fillon sonte nga ora 20:00.

Shpërndaje në: