E pazakontë: Brenda një dite, tri nëna lindin binjakë djem në QKUK
Spitali i Gjinekologjisë në QKUK ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur tri lindje, ku nënat kanë sjellur në jetë binjakë djem.
Ndërsa raportohet se gjatë ditës së djeshme në total kanë lindur 39 bebe, 23 djem dhe 16 vajza.
17 nëna kanë lindur me prerje cezariane, ndërsa 20 gra janë bërë nëna për herë të parë./Periskopi/