E patë këtë moment? Shikoni se si Guardiola e përshëndet Kloppin pas ndeshjes
Ka përfunduar takimi i madh në Premierligë pa fitues.
City dhe Liverpooli barazuan në 2:2 në një ndeshje nga më të bukurat të futbollit, shkruan Periskopi.
Për Cityn shënuan De Bruyne dhe Jesus, ndërsa për Liverpoolin, Jota e Mane.
Pas ndeshjes të dy trajnerët u përshëndetën ngrohtësisht dhe normalisht se ishin të kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tyre.
Kujtojmë se City aktualisht ka 73 pikë e Liverpoolit 72, pra ende gara është e hapur.