E pastrehë rrugëve të New York-ut, a është kjo ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku?
Një video e transmetuar nga televizioni amerikan Abc7 ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, pasi në pamje shfaqet një grua, e cila dyshohet se është këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku. Videoja, tregon një grua që merr një “Çantë Bekimi” nga një grup fëmijësh – një nismë bamirësie për të pastrehët.
Në kronikën e televizionit amerikan, gruaja identifikohet si një “backpack recipient”, term që zakonisht përdoret për të përshkruar të pastrehët që marrin ndihmë humanitare. Kjo ka ngritur dyshime të shumta për identitetin e saj, veçanërisht mes shqiptarëve që njohin historinë e këngëtares së njohur.
Në rrjetet sociale, disa përdorues kanë ndarë profile në Facebook që mbajnë emrin Simaku Nolfe, të cilat shpesh publikojnë kujtime nga karriera e Parashqevi Simakut në Shqipëri. Këto postime kanë shtuar më tej zërat për identitetin e gruas në video, megjithëse deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.
Parashqevi Simaku, e lindur në shtator të vitit 1966, debutoi në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH në vitin 1983, kur ishte vetëm 17 vjeçe. Me zërin dhe talentin e saj, ajo fitoi zemrat e publikut shqiptar, duke marrë disa çmime të rëndësishme. Në vitin 1985, ajo zuri vendin e parë në Festivalin e 24-të të Këngës me këngën “Në moshën e rinisë”, ndërsa në vitin 1988 triumfoi sërish me këngën “E duam lumturinë” të kompozuar nga Pirro Çako.
Gjatë karrierës së saj në Shqipëri, Simaku interpretoi një repertor të pasur me këngë të dashura për publikun shqiptar. Megjithatë, pas viteve ’90, ajo u tërhoq nga skena dhe u vendos në Shtetet e Bashkuara, duke mbetur një figurë enigmatike për publikun.
Videoja e fundit ka rikthyer emrin e saj në qendër të vëmendjes, por deri më tani, misteri rreth gruas në pamje mbetet i pazgjidhur.
@zeri_alNjë video e transmetuar nga televizioni amerikan Abc7 ka tronditur rrjetin. Në pamje mendohet të jetë këngëtarja e njohur shqiptare Parashevi Simaku. credits @blendifevziu #zeri #zeriai #viral_video #parashevisimaku