E papritur: Dështon transferimi i Vedat Muriqit tek ekipi belg, por jo për shkak të testeve mjekësore

E papritur: Dështon transferimi i Vedat Muriqit tek ekipi belg, por jo për shkak të testeve mjekësore

Ka dështuar transferimi i sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, nga Lazio te Club Brugge.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku.

“Testet mjekësore nuk kanë qenë në pyetje, por Brugge në çastet e fundit ka ndërruar mendje”, ka shkruar Sadiku.

Kujtojmë se transferimi i Muriqit te Club Brugge u flit pas një sezoni të mirë që ai pati në Mallorca pas huazimit nga Lazio.

Shpërndaje në: