E PAPRECEDENTË: Luhet Francë-Algjeri, dy kombëtaret thërrasin të njëjtin futbollist
Për momentin, e sigurt është se Yannis Lagha do të luajë në dy ndeshjet e ardhshme miqësore të planifikuara midis Francës U-18 dhe homologes algjeriane (9 dhe 12 tetor).
Problemi është se nuk dihet me cilën fanellë do të dalë në fushë 18-vjeçari i Lyon.
Pak më shumë se një javë para përplasjes së parë midis dy kombëtareve, mesfushori i ri i OL, i lindur më 2004, e gjen veten në një situatë absurde, pasi ai u thirr nga të dy trajnerët.
Ai tashmë ka luajtur për Algjerinë U-17, por së fundi është ftuar edhe nga stafi i “gjelave” të rinj.
Mund të jetë diçka e zakonshme që dy kombëtare “të konkurrojnë” për lojtarët e rinj, por është më e rrallë të shohësh që një futbollist të thirret nga dy kombëtare për të njëjtën ndeshje.
Sidoqoftë, Lagha do të duhet të bëjë një zgjedhje. Nëse nuk e ka komunikuar ende, talenti i Lyon-it mund ta refuzojë ftesën e Francës, meqë mbrojti ngjyrat e Algjerisë U-17 në fillim të vitit, duke kontribuar në kualifikimin e saj në CAN.
???? Situation très cocasse pour Yannis Lagha. Le lyonnais vient d’être sélectionné en Équipe de France et en Équipe d’Algerie U18 !
Pour rajouter du sel à cette double sélection, les deux équipes s’affrontent les 9 et 12 octobre ? pic.twitter.com/aoPVz3sUAB— EspoirsduFootball ? (@EspoirsduFoot) October 1, 2021