E paparë: Franca i ka bërë 7 zëvendësime në finalen kundër Argjentinës

E paparë: Franca i ka bërë 7 zëvendësime në finalen kundër Argjentinës

Franca i bëri hiç më pak se shtatë zëvendësime gjatë ndeshjes finale në Kupën e Botës kundër Argjentinës, të cilën e humbi në penallti, diçka e paparë deri më tani në futbollin e nivelit të lartë.

Arsyeja pse Francës iu lejua një zëvendësim më shumë është një protokoll i ri i FIFA-s për arsyeje mjekësore.

Kur trajneri Didier Deschamps e zëvendësoi mesfushorin Adrien Rabiot në pjesën e parë të vazhdimeve, largimi i tij nuk u llogarit si zëvendësim “në kushte normale”. Kjo nënkupton se Franca i bëri shtatë zëvendësime gjatë kohës së rregullt dhe vazhdimeve, para se ndeshja të shkonte në penallti.

Sipas rregullave të turneut, ekipet mund t’i bëjnë pesë zëvendësime në kohën e rregullt (90 minuta) dhe i lejohet një zëvendësim shtesë nëse ndeshja shkon në kohën shtesë.

Megjithatë, Franca i bëri shtatë zëvendësime teksa ndeshja shkoi në penallti, për shkak se zëvendësimi i Adrien Rabiotit ishte i detyrueshëm për gjelat.

Mesfushori ndjeu marramendje për shkak të një përplasjeje kokë më kokë me Julian Alvarezin në minutën e 89-të.

Pasi mori ndihmën mjekësore, Rabiotit iu lejua të rikthehej në fushë, por me kalimin e kohës, ai nuk ishte në gjendje të luante dhe u zëvendësua në minutën e 96-të.

Zëvendësimi i tij ishte i pesti për Francën, por sipas protokollit nuk u llogarit fare në numrin e zëvendësimeve që i bëri Franca.

Deschamps i bëri edhe dy zëvendësime të tjera në pjesën e dytë të vazhdimeve duke i futur në lojë Ibrahim Konate dhe Axel Disasi për Raphael Varane dhe Jules Kounde, përkatësisht.

Shpërndaje në: