E pandalshme bashkëshortja e Valon Behramit, e para në disiplinën e lëshimit me ski
Skiatorja zvicerane, Lara Gut Behrami, është në formë jetësore dhe regjistron fitoren e dytë rresht në disiplinën e lëshimit, që po mbahet në Val di Fassa të Italisë.
Gut Behrami, bashkëshortja e futbollistit të mirënjohur të Kosovës, Valon Behrami, edhe sot ka treguar rrëshqitje të jashtëzakonshme, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 1:25,53 apo ishte më e shpejt për 32 qindtat e sekondës se bashkëkombësja e saj, Corinne Suter.
Në vendin e tretë renditet Kira Weidle nga Gjermania.
ustriakja Ramona Siebenhofer zuri vendin e katërt me 76 qindtat e kohës më të dobët se Gut Behrami apo me kohë më të mirë për 3 qindtat se Laura Pirovano e Italisë dhe Kajsa Lie e Norvegjisë.
Gut Behrami thellon epërsinë në renditjen e përgjithshme ndaj rivales sllovake Petra Vlhova.
Zvicerania kryeson me 1147 pikë, e përcjellë nga Vlhova (1040), Gisin ()872) etj.
Në renditjen e lëshimit Goggia udhëheq me 480 pikë, pasojnë Suter 410, Gut Behrami 383 pikë etj.
Renditja
1. Lara Gut Behrami (Zvicra) 1:25,53
2. Corinne Suter (Zvicra) +0,32
3. Kira Weidle (Gjermania) +0,68
4. Ramona Siebenhofer (Austria) + 0,76
5. Laura Pirovano (Italia) +0,79
5 . Kajsa Lie (Norvegjia) +0,79
7. Michelle Gisin (Zvicra) +0,81
8. Jasmine Flury (Zvicra) +0,82
9. Michele Gagnon (Kanada) +0,94
10. Elena Curtoni (Italia) +1,01