E pafat: Fortesa Orana i jep fund herët eksperiencës në Lojërat Mesdhetare
Fortesa Orana i ka dhënë fund herët eksperiencës së saj në Lojërat Mesdhetare.
Karateistja kosovare është eliminuar qysh në rrethin e parë në “Oran 2022”, i cili po mbahet në Algjeri.
Ajo u mposht nga tuniziania, Chehinez Jemi.
E krahas saj, Kosovën sot do ta përfaqësojë edhe karateisti Melos Gashi, i cili garon në kategorinë deri në 84 kilogramë.
Garuesit kosovar synojnë të fitojnë medalje në këtë eveniment prestigjioz.