E pabesueshme: Spanja lë jashtë Sergio Ramosin për EURO 2020
Njeriu që udhëhoqi Spanjën drejt tre titujve, dy si kampionë të Evropës dhe një si kampionë të botës, Sergio Ramos është lënë jashtë turneut EURO 2020.
Kapiteni i Real Madridit nuk është ftuar fare në ekipin final të Spanjës për EURO 2020, dhe në vend të tij është Aymerick Lapoerte i Manchester Cityt që pak ditë më herët mori nënshtetësinë e Spanjës dhe braktisi Francën.
Trajneri i Spanjës, Luis Enrique zbuloi listën me 24 futbollistë, ku Ramos shihet se nuk bën pjesë, shkruan Goal, përkthen Periskopi.
Në vend të Ramosit, Sergio Busquets do të jetë kapiten i Spanjës.
Çka tha Luis Enrique?
Enrique shpjegoi vendimin e tij për të mos ftuar Ramosin duke thënë: “Ramosi nuk ka qenë në gjendje të kompletonte sezonin e tij, ai nuk ka qenë në gjendje të stërviste me grupin. E thirra mbrëmë, ishte e zorshme dhe e vështirë. Tash e di qartë se sa vendim i komplikuar është. “