E pabesueshme: India niset me sukses për në hënë

E pabesueshme: India niset me sukses për në hënë

India me sukses ka lansuar misionin e dytë të saj në Hënë, vetëm një javë pasi i dështoi misioni i parë për arsye teknike.

Chandrayaan-2 u lansua në orën 14:43 të orës lokale të hënën nga stacioni hapësinor Sriharikota.

India shpreson që misioni 150 milionë dollarësh do të jetë e para që do të zbres në polin jugor të Hënës.

Nisja u transmetua live në televizion dhe në llogaritë e rrjeteve sociale të agjencisë, përkthen nga BBC, Periskopi.

Kishte duartrokitje në dhomën e kontrollit të Organizatës së Hulumtimeve Hapësinore Indiane [ISRO] disa minuta pas lansimit.

Ky është misioni më kompleks i ndërmarrë nga kjo agjenci.

“Është fillimi i një udhëtimi historik të Indisë rreth hënës,” tha shefi i Isros.

Misioni i parë hënor i Indisë në vitin 2007, nuk zbarkoi në sipërfaqen e Hënës, por përmes radarëve detektoi sipërfaqen e saj për të parë nëse kishte ujë.

Chandrayaan do të provojë të zbarkojë në sipërfaqen e paeksploruar të polit jugor.

Misioni do të fokusohet në sipërfaqen hënore, duke kërkuar për ujë dhe minerale dhe do të mas tërmetet e hënës, mes gjërave tjera./Periskopi

Shpërndaje në: