E pabesueshme: FC Prishtina dështon të licencohet për gara evropiane, FFK s’i ndihmoi
Klubi i Prishtinës ka bërë të ditur se nuk ka arritur të licencohet për gara evropiane.
Ata kanë thënë se një pjesë të fajit e ka edhe Federata e Futbollit të Kosovës, transmeton Periskopi.
Sipas Prishtinës, FFK nuk e ka pranuar kërkesën për shtyrje të afatit për licencim.
Problemet financiare e mos pagesa me rregull e futbollistëve ka bërë që Prishtina të dështoi për herë të parë licencimin për gara evropiane.
Edhe pse nuk ka arritur të siguroj një biletë për gara evropiane, kjo është një goditje e rëndë për Prishtinën.
Komunikata e plotë e FC Prishtinës:
????????? ??? ?????????? ??̈? ????? ?????????, ??? ?????????? ???? ??? ??????? ??????? ??̈ ?????? FC Prishtina nuk ka arritur që të licencohet për garat evropiane për edicionin 2021/22. Klubi “bardhekaltër” në muajt e fundit është përballur me probleme financiare, fakte të cilat nuk i ka fshehur për opinionin e për këtë arsye disa ish-futbollistë kanë kërkuar përmes Federatës së Futbollit të Kosovës të kryhen obligimet financiare ndaj tyre. FC Prishtina ka kërkuar nga FFK që të shtyhet afati për licencim në mënyrë që të plotësohen kërkesat ndaj futbollistëve, mirëpo FFK nuk ka pranuar dhe në këtë mënyrë, klubi nuk ka arritur që të licencohet për garat evropiane ani pse në këtë edicion nuk kemi arritur që për herë të parë të sigurojmë “biletë” për Evropë.