E pabesueshme: Barcelona nevrikoset me njoftimin e Al Sadd – bllokohet marrëveshja për Xavi

E pabesueshme: Barcelona nevrikoset me njoftimin e Al Sadd – bllokohet marrëveshja për Xavi

Megjithatë, duket se marrëveshja për Xavi Hernandez nuk është e mbyllur.

Skuadra e Al Sadd më herët njoftoi se është arritur marrëveshja me Barcelonën, për Xavi Hernandez.

Por, raportimet e fundit nga RAC 1 bëjnë të ditur se katalanët janë të nevrikosur me këtë njoftim, përcjell Periskopi.

Barca thuhet se ka bllokuar marrëveshjen përkohësisht dhe çështja e Xavi është e ngrirë.

Problemi duket të jetë te kërkesa për  të paguar klauzolën e largimit të Xavi. Mundo Deportivo shkruan se Barca nuk do ta paguajë këtë klauzolë, përkundër njoftimit të Al Sadd që insiston ndryshe. Mbetet të shihet se si do të shkojnë zhvillimet. Barca akoma nuk ka njoftuar asgjë në faqen zyrtare.  /Periskopi/

Shpërndaje në: