E pabesueshme: Barca mund ta kishte mbajtur Messin në skuadër – presidenti i La Liga zbulon detajet
Largimi i Lionel Messit nga Barcelona ishte ngjarja që shënjoi merkaton e verës së kaluar.
Një nga lëvizjet më të mëdha në historinë e futbollit u pasua me shumë komente e kritika. Tifozët e Barcelonës ishin të shokuar me pamundësinë për të mbajtur lojtarin në skuadër, derisa krerët e klubit fajësonin La Ligan.
Javier Tebas u kthye në një prej figurave më të urryera në Kataluni, por presidenti i La Liga së fundmi ka zbuluar disa detaje shokuese. Bëhet e ditur se Messi megjithatë mund të kishte qëndruar te Barca dhe gjithçka lidhet me Memphis Depay e Sergio Aguero.
“Kishte një marrëveshje që nëse Barca nënshkruante marrëveshjen e CVC, ata do të mund t’i përdornin 15% të parave për të nënshkruar me lojtarët. Për mendimin tim, ata mund do të mund të nënshkruanin me Messin”, ka thënë Tebas, transmeton Periskopi.
“Laporta nënshkroi me lojtarë si Memphis e Aguero… nëse nuk do të nënshkruante me këta të dy, Messi do të mund të vazhdonte”, numri 1 i La Liga.
Messi kalonte te skuadra e PSG si transferim i lirë. Deri më tani, argjentinasi ka shënuar një gol me skuadrën e re. /Periskopi/