E pabesueshme: Atletja u rrëzua dhe mbeti e fundit, por u ngrit dhe fitoi të artën në Lojërat Olimpike
Kampionia botërore, Sifan Hassan, ka bërë një rikthim të jashtëzakonshëm nga rënia në kambanën e fundit, për të fituar garën 1.500 metra vrapim në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Hassan është kualifikuar për të vrapuar në finalen e disiplinës 5000 metra të hënën, në Stadiumin Olimpik.
This is an incredible recovery by the #Netherlands’ Sifan #Hassan who fell down with a lap to go in the 1500m, got up, and won her heat.
— Paul Almeida (@AzorcanGlobal) August 2, 2021
28-vjeçarja nuk ka shumë kohë për ta rimarrë veten nga kjo garë dërrmuese, sepse sot pasdite do të garojë në finalen e vrapimit në 5.000 metra.
Hassani i ka fituar titujt e botës në 1.500 metra dhe 10.000 metra, si dhe medaljen e bronztë në 5.000 metra