E pabesueshme: 13-vjeçari sulmon llogarinë e Ministrisë së Kulturës të Francës në Twitter

E pabesueshme: 13-vjeçari sulmon llogarinë e Ministrisë së Kulturës të Francës në Twitter

Një 13-vjeçar dyshohet se fshihet pas hakerimit të llogarisë zyrtare në Twitter të Ministrisë së Kulturës në Francë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të bllokuar sulmet kibernetike. Hakeri thuhet se është djali 13 vjeçar i menaxherit të komunitetit përgjegjës për llogarinë e ministrisë në Twitter.

“Llogaria e Ministrisë së Kulturës në Twitter u mbajt e bllokuar në intervalin kohor mes 1:00 një dhe 5:00 të mëngjesit të së martës”, thuhet në një njoftim të qeverisë franceze, e cila sqaron se në atë interval kohor, janë fshirë disa postime dhe mesazhe me përmbajtje të papërshtatshme.

Kjo nuk është hera e parë që hakohen llogaritë e zyrtarëve francezë. Gjatë fushatës presidenciale këtë vit, disa kandidatë ishin viktima të sulmeve mes të cilëve edhe presidenti i aktual Emmanuel Macron.

Ekipi e fajësoi Rusinë për sulmin dhe ndërmori hapa të mëtejmë për të penguar hakerët nga marrja e informacioneve në lidhje me fushatën e Macronit.

 

Shpërndaje në: