E ofendoi rëndë Real Madridin, çka thotë tani Courtois?

Periskopi.com Sporti

Ishte e qartë se e kaluara e Thibaut Courtois do të ishte temë diskutimi në konferencën e sotme për shtyp.

Portieri belg u prezantua sot si lojtari më i ri i Real Madridit, transmeton IndeksOnline.

Dhe Courtois kërkoi falje për ofendimet e tij ndaj klubit të tij të ri kur ishte lojtar i Atletico Madridit.

Kur ai u pyetë për këtë çështje, nuk hezitoi me përgjigjjen e tij.

”Në atë kohë, unë isha shumë i ri”, tha ai për gazetarët.

”Unë gabova për një moment, por kam kërkuar falje pasi që nuk jam tip i tillë”.

”Do të jap gjithçka në fushë për Real Madridin”.

Courtois thotë se nëse do të luante në Super Kupën evropiane ndaj Atleticos, do të ishte ndeshje speciale për të.

Shpërndaje në: