E Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane i shkon në zyrë Bislimit, zgjedhjet temë diskutimi
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
“Bashkëbiseduan rreth partneritetit Kosovë-ShBA dhe për fuqizimin e thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona”, tha Zyra e Kryeministrit në një komunikatë për media.
Temë e diskutimit, ZKM tha se ishin edhe zgjedhjet e ardhshme e fushata e cila sapo ka filluar dhe pritshmëritë e 9 shkurtit.
“Në takim u trajtua dhe bashkëpunimi rajonal, marrëdhëniet fqinjësore dhe procesi i dialogut e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Zëvendëskryeministri e falënderoi znj. Prattipati për bisedën e sotme e bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke shprehur mirënjohjen për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës”, thuhet në komunikatë.