E mistershme: Pse 1 janari është dita më vdekjeprurëse e vitit?

E mistershme: Pse 1 janari është dita më vdekjeprurëse e vitit?

Prilli mund të jetë muaji më mizor për Eliotin, por nuk është më vdekjeprurësi. Ky nder shkon për janarin.

Sezonaliteti i vdekjeve – më shumë në dimër, më pak në verë – është një gjë që dihet mirë dhe përbën një mister për shëndetin publik.

Disa vite më herët, një profesor sociologjie me emrin David Phillips ekzaminoi certifikatat e vdekjeve të 57 milionë njerëzve mes moshës 1979 dhe 2004, dhe bëri gjetje mjaft interesante. Jo vetëm që më shumë njerëz vdesin gjatë periudhës së dimrit, por Dita e Vitit të Ri ishte në të vërtetë më vdekjeprurësja nga të gjitha.

Së fundi, në janar ka 40 mijë deri në 60 mijë fatalitete më shumë se në muajin gusht apo shtator.

Pse? A ka të bëj diçka kjo me vetëvrasjet apo me aksidentet me veturë apo me pirjen e alkoolit që ndodh gjatë pushimeve? Jo: “Ky model aplikohet në çdo shkak të vdekjes, por jo për shkaqe eksternale si aksidentet me vetura,” thotë Phillips në një intervistë. “Është e zorshme të kuptohet pse ndodh kjo.”

Me fjalë të tjera, vdekjet shkaktohen përgjithësisht nga sëmundjet, më shumë se sa nga aksidentet apo vetëvrasjet.

“Nuk është thjesht mister, por një mister të cilin njerëzit nuk po mund ta zgjidhin kurrqysh,” deklaroi Phillips, përkthen Periskopi nga Washington Post.

“Ka më shumë vdekje në departamentin e emergjencës për Krishtlindje, një ditë pas Krishtlindjeve, dhe në Ditën e Vitit të Ri se sa në çdo ditë tjetër të vitit,” shkroi ai kur shkurtoi hulumtimin vetëm te ata që kishin vdekur në emergjencë.

Kështu, ai nisi që vetë të kërkonte shkaktarët. Duket se nuk kishte të bënte asgjë me motin, ose me faktin që njerëzit rrinin më shumë në shtëpi.

Phillips paraqiti disa hipoteza të cilat nuk ishte i aftë t’i eliminonte krejtësisht. Në njërën prej tyre thuhej se njerëzit e shtynin shkuarjen në Emergjencë apo te mjeku gjatë pushimeve për shkak se duan të rrinë me familjet. Në situatat kur minutat apo sekondat mund të bëjnë dallimin mes jetës dhe vdekjes, kjo është një arsye që zor se mund të përjashtohet.

Një tjetër arsye e shtruar prej tij mund të jetë edhe se spitalet kanë më pak staf gjatë pushimeve, dhe punëtorët më me përvojë të tyre e marrin pushim. Kjo mund të çojë në një performancë më të dobët dhe një aftësi më të reduktuar për të shpëtuar jetë njerëzish. /Periskopi

Shpërndaje në: