E lezetshme: Çifti i sapomartuar bën xhiro me motor nëpër Prishtinë
Një cift i sapomartuar, sot ka tërhequr vëmendjen nëpër rrugët e Prishtinës, duke shëtitur me motocikleta.
Ata kishin mbishkrimin ‘Just married’ të sapomartuar, ndërkohë që shumë kalimtarë rasti në qendër të Prishtinës, i kanë përshëndetur nga larg, sipas fotografit që ka realizuar këtë foto, Berat Murina.
Periskopi i uron ciftit të ri shëndet dhe lumturi, ndërkohë që në këtë kohë pandemie, kjo duket të jetë një ide mjaft e lezetshme për të sapomartuarit. Pa shumë njerëz e pa shumë vetura.