E lëshuan ndeshjen nga duart, Slot i kënaqur me skuadrën e tij
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka thënë se është i kënaqur me mentalitetin që kanë shfaqur lojtarët e tij në derbin ndaj Manchester Unitedit, që përfundoi 2:2 në “Anfield” të dielën.
Sloti ka thënë se ndeshjet si këto janë shumë të vështira për t’u luajtur.
“E kemi nisur ndeshjen shumë mirë, kishim tri shanse në fillim të ndeshjes dhe më pas erdhi një periudhë ku ne hasëm në vështirësi. Është vështirë të luash ndaj lojtarëve kualitativ si Rasmus Hojlund e Amad Diallo. Nuk është e lehtë të gjesh hapësira por kjo ndodhi. Të jesh duke humbur 1:0 vështirëson punët, por jam shumë i lumtur me mentalitetin se si e kthyem rezultatin 2:1 në të mirën tonë”, ka thënë Slot.
Liverpooli momentalisht është i pari me 46 pikë, gjashtë më shumë se Arsenali në vendin e dytë.