“E lan mu vra n’dorë të armikut”, “A ju vjen marre”: Pas vrasjes së Faton Hajrizit fajësohet Qeveria- kërkohet dorëheqja e Sveçles dhe Haxhiut

“E lan mu vra n’dorë të armikut”, “A ju vjen marre”: Pas vrasjes së Faton Hajrizit fajësohet Qeveria- kërkohet dorëheqja e Sveçles dhe Haxhiut

Pas rreth 40 orësh kërkime, sot Faton Hajrizi u vra në Serbi, deklaruan autoritetet serbe. Hajrizi ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri. Për vdekjen e Faton Hajrizit po fajësohen institucionet e Kosovës, derisa në anën tjetër po kërkohet edhe dorëheqja e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shkruan Periskopi.

Ani pse për krejt këtë situatë Sveçla e Haxhiu ende nuk ka bë zë, ishte Ministria e Punëve të Jashtme ajo që disa orë pas raportimeve i kërkoi Serbisë që të konfirmojë identitetin e personit të vrarë sot.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi pas raportimeve për vrasjen e një shtetasi të Republikës së Kosovës në Serbi, ka kërkuar nga Autoritetet serbe që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë rast”, është thënë në njoftimin e MPJD-së.

Gjatë ditës ka folur edhe një i afërm i Faton Hajrizit, i cili tha se është përkrahës i madh i presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti, por për këtë rast ai deklaroi se “e lan mu vra në duart e armikut”

“Nana e ka djalë të dajes. Familja e tij janë në shok, jemi te merzitur. Është një tragjedi se një kësi njeri lind njëherë  në 700 vjet vjet. Unë jam përkrahës i flaktë i Vjoses e Albinit, por ne kete rast kane gabu rrast. E lan mu vra në dorë të armikut”, tha ai mes tjerash.

“Nuk jam takuar me Fatonin, jam i emocionuar dhe i mllefosur pse nuk ditëm me e rujtë ni kësi djali, institucionet tona është dashtë me u merr me rastin e tij në mënyrë psikologjiike, ai ka qenë një djalë që kish kry misione të mëdhaja, Albulena Haxhiu, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti asnjëri na këta nuk u morë më të, disa persona në Tik Tok i’a mbushën menën për ta vrarë armikun dhe prandaj tashmë ai na kthehet në kufomë”, tha ai

Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka thënë se shteti ynë është përgjegjës për neglizhencës për rastin e Faton Hajrizit.

Klinaku ka thënë se shteti i Kosovës është dashur të komunikoj me Hajrizin dhe të merrej me të që nga arratisja e parë.

“Për që është Serbia shtet kriminal e kemi parasysh, por shteti i Kosovës ka përgjegjësi për shkak se është dashur të komunikoj me qytetarin e vet (të arratisurin Faton Hajrizi) dhe të merrej me të që nga arratisja e parë.

Pra, shteti jonë është përgjegjës për neglizhencë, duke pasur parasysh se ai ka përsëritur edhe 8 arratisje të tjera”, tha Klinaku.

Analisti Valon Syla ka bërë me dije se Qeveria ka përgjegjësi për rastin e Faton Hajrizit.

Ai ka thënë se dikush duhet të jap dorëheqje.

“O Albin Kurti. Qysh je? Qeveria Albin Kurti, Ministrja e Drejtêsise Albulena Haxhiu dhe Ministri i Brendshem, Xhelal Sveçla. I burgosuri kosovar; Iku nga burgu, e kaloj kufirin ilegalisht, kreu vrasje nga ikja, u vra nga policia Serbe. A ka pergjegjësi dikush. A ka ndonjë dorëheqje, a veç jeni qaty Ministra e Kryeministra me shitë kopalla qysh shitni zakonisht. Qytetarët e Kosovës kërkojnë llogari dhe përgjegjësi, se na botë horë. A po lëshoni udhë se sjeni bash kërkah”, ka shkruar Syla në profilin e tij në “Facebook”.

Të njëjtën gjë e ka kërkuar edhe gazetari Vehbi Kajtazi.

“A ju vjen marre? Sigurisht qe jo sepse nuk e njihni kete kategori morale. A ndjeni pergjegjesi? Sigurisht qe jo sepse jeni te papergjegjshem. A e dini çka ka ndodhe? Sigurisht qe jo sepse jeni te padijshem. Ikni mos t’ju sheh kush! Mbytuni ne mjerimin tuaj te lavdise se fitores se 14 shkurtit. Koha do t’ju gjykoje. E verteta do t’ju ndeshkoje!”, ka shkruar Kajtazi në profilin e tij në “Facebook”.

 

Shpërndaje në: